Kategoria e Parë / Kushtet e vështira atmosferike, shtyhen 2 ndeshje të javës së 16-të - FSHF

Kategoria e Parë / Kushtet e vështira atmosferike, shtyhen 2 ndeshje të javës së 16-të

Kategoria e Parë do të rikthehet në fushë me ndeshjen javës së 16-të, që luhen të shtunën. Nga 8 sfida që janë në program për këtë javë, dy prej tyre nuk do të luhen.

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se sfidat Korabi-Tomori dhe Pogradeci-Butrinti nuk do të zhvillohen këtë të shtunë për shkak të kushteve atmosferike, teksa në qytetet ku do të luheshin sfidat ka reshje dëbore dhe temperatura të ulëta. Në këto kushte të rënduara të motit zhvillimi normal i këtyre pyetjeve do të vihej në pikëpyetje.

Kësisoj, këto dy ndeshje do të luhen në një datë të përshtatshme në vazhdim që mbetet për t’u përcaktuar nga Departamenti i garave në FSHF pas konsultimeve me klubet. Ndërkaq, 6 ndeshjet e tjera do të luhen sipas programit dhe nuk ka asnjë ndryshim.