Kampionati Kombëtar i vajzave U-15/ Kryeson Vllaznia pas javës së tretë - FSHF

Kampionati Kombëtar i vajzave U-15/ Kryeson Vllaznia pas javës së tretë

Janë luajtur këtë fundjavë ndeshjet e javës së tretë në grupin A, të vlefshme për Kampionatin Kombëtar për femra U-15.

Kinostudio ka fituar me rezultatin 3-2 në një ndeshje emocionuese të zhvilluar në kryeqytet, përballë Teutës. Kështu, vajzat e kryeqytetit vijojnë të renditen të dytat në klasifikim, duke ndjekur pas Vllazninë e vendit të parë.

Të dielën në Shkodër është zhvilluar derbi shkodran Vllaznia-Murlani, ndeshje që ka përfunduar në favor të vajzave të Vllaznisë. Tre gola të shënuar nga kryesueset e kampionatit, kundrejt një goli nga ana e Murlanit, i sollën fitoren Vllaznisë, që pas tre ndeshjesh renditen në vendin e parë me 9 pikë të plota. Kjo është humbja e tretë radhazi e vajzave të Murlanit, të cilat ende nuk kanë marrë fitoren e parë dhe renditen në vendin e fundit në klasifikim me 0 pikë

Kampionati Kombëtar U-15 për femra

Java e tretë, Grupi A

Kinostudio-Teuta               3-2

Vllaznia-Murlani         3-1

Kjo është renditja e ekipeve të grupit A pas javës së tretë:

1.  Vllaznia 9 pikë

2. Kinostudio 6 pikë

3. Teuta 3 pikë

4. Murlani 0 pikë