Kampionati Kombëtar i femrave U-15/ Murlani merr fitoren e parë në grup - FSHF

Kampionati Kombëtar i femrave U-15/ Murlani merr fitoren e parë në grup

Janë luajtur këtë fundjavë ndeshjet e javës së katërt në grupin A, në kuadër të organizimit të kampionatit kombëtar për femra U-15.

Murlani ka marrë fitoren e parë pas katër javëve lojë, në një sfidë të vështirë me bregdetaret e Durrësit, me rezultatin final 3-1.  Në ndeshjen e parë mes këtyre dy ekipeve, ka qenë Teuta ajo që ka triumfuar me rezultatin 4-0. Të dyja ekipet renditen në kuotën e tre pikëve, me Teutën që mban vendin e tretë për shkak të golavarazhit.

Nga ana tjetër, Vllaznia vijon me paraqitjet e mira edhe në këtë grupmoshë. Në sfidën e së dielës, shkodranet pritën kryeqytetaset e Kinostudios, të cilat i mundën me rezultatin 5-0. Edhe ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve ka përfunduar në favor të Vllaznisë, që ka fituar me rezultatin e thellë 0-7. Vllaznia vazhdon të kryesojë bindshëm renditjen, me 12 pikë pas katër javëve lojë ndërsa Kinostudio renditet e dyta, në kuotën e 6 pikëve.

Kampionati Kombëtar U-15 për femra

Java e katërt, Grupi A

Murlan-Teuta               3-1

Vllaznia-Kinostudio         5-0

Kjo është renditja e ekipeve të grupit A pas javës së katërt:

Vllaznia 12 pikë

Kinostudio 6 pikë

Teuta 3 pikë

Murlani 3 pikë