Kampionati Kombëtar 5x5 / Tirana 5x5 është skuadra kampione për zonën e Tiranës - FSHF

Kampionati Kombëtar 5×5 / Tirana 5×5 është skuadra kampione për zonën e Tiranës

Kampionati Kombëtar i Futbollit 5×5, i cili luati sezonin e parë dhe organizohej nga Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, me qëllim rritjen e lëvizjes futbollistike amatore për të apasionuarit e futbollit, ka mbyllur me sukses edicionin e parë.

Me Kampionatin Kombëtar që u mbyll në mesin e muajit qershor, dhe pa ekipin e Vila L si fitues pasi mundi në finale Pepën, mbrëmjen e djeshme është përcaktuar edhe skuadra kampione për Zonën e Tiranës, e cila nuk ishte zhvilluar për shkak të impenjimeve në kompeticione ndërkombëtare të skuadrave. Tirana 5×5 kishte përballë kampionët e kombëtar të Vila L, dhe arritën ti mposhtin me rezultatin e ngushtë 4-3, në një ndeshje shumë të luftuar. Tirana 5×5 kalon në avantazh 2-0 në pjesën e parë dhe vetëm në fundin e saj ngushtohet diferenca nga Vila L. Skuadra kampione e Shqipërisë për këtë edicion beson te përmbysja dhe ja del duke kaluar në avantazh 3-2. Tirana 5×5 reagon dhe përmbys gjithҫka në minutat e fundit duke regjistruar rezultatin final 4-3 dhe duke siguruar titullin kampion. Kampionët e Tiranës vinin në finale pasi kishin fituar grupin e tyre dhe kishin mundur në play-off Tringun, Primon dhe Provincën.

Në ceremoninë e rastit të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, djemtë e skuadrës Tirana 5×5 kanë marrë edhe trofeun e kampionit të Zonë Rajonale Tiranë. Kjo skuadër do të përfitojë 75 mijë lekë premio dhe 5 topa futbolli nga FSHF si një stimul për të nxitur më shumë aktivizmin sportiv.