Kampionati Kombëtar 5x5/ Njihuni me çiftet çerekfinaliste - FSHF

Kampionati Kombëtar 5×5/ Njihuni me çiftet çerekfinaliste

Kampionati Kombëtar 5×5, risia e Federatës Shqiptare të Futbollit në këtë edicion futbollistik ka mbërritur në fazën kulminante të tij, teksa janë përcaktuar çiftet çerekfinaliste të këtij sezoni të parë.

Pas përfundimit të garës në çdo zonë ku është zhvilluar ky kampionat dhe pas shpalljes së fituesve, ditën e sotme është hedhur edhe shorti për fazën çerekfinale., ku është vendosur që të gjitha ndeshjet do të zhvillohen më 1 qershor, në kompleksin “Republika”.

Ekipet çerekfinaliste janë: Provinca, Vila L, Prestige MFC dhe Tirana 5×5, skuadrat gjysmëfinaliste të zonës së Tiranës; SH.S. Pepa, fituesja e zonës së Elbasanit; Balldreni, fitues i zonës së Lezhës; Diamant FC, fitues i zonës së Durrësit dhe Kalaja MFC, fituese e zonës së Korçës.

Shorti ka përcaktuar këto përballje:

Provinca- Sh.S Pepa, 1 qershor, ora 20:00

Prestige MFC – Tirana 5×5 1 qershor, ora 21:00

Balldreni MFC-Vila L 1 qershor, ora 20:00

Diamant MFC-Kalaja MFC 1 qershor, ora 19:00

 

Ndërkohë shorti ka përcaktuar edhe çiftet gjysmëfinaliste, ku fituesi i çiftit të parë do të përballet me fituesin e çiftit të katërt ndërsa fituesi i çiftit të dytë do të ketë përballë fituesin e çiftit të tretë.

Finalja e madhe do të luhet në stadiumin “Skënder Halili”.