Kampionati i vajzave/ Ndeshjet luhen të ndara në dy ditë, zbardhet agjenda e javës së shtatë - FSHF

Kampionati i vajzave/ Ndeshjet luhen të ndara në dy ditë, zbardhet agjenda e javës së shtatë

Kampionati i vajzave do të rikthehet sërish në fushë, me të pesta sfidat e javës së shtatë që janë planifikuar të zhvillohen të ndara në dy ditë, të shtunën dhe të dielën. Tre prej takimeve do të luhen të shtunën dhe do të nisin në orën 13:00, Kinostudio – Vllaznia, do të luhet në ora 14:30, ndërsa ndeshja që do të ulë siparin e kësaj jave të shtatë, Tirana – Lushnja do të luhet të dielën në ora 13:30.

Apolonia do të presë në shtëpi ekipin e Skënderbeut. Një ndeshje e lehtë në letër për fieraket, të cilat renditen në vendin e tretë dhe nuk njohin rezultat negativ prej tre javësh. Në të njëjtën orë, do të luhen edhe dy sfidat e tjera të javës së shtatë. Ekipi i Partizanit do të luajë në transfertën e Kukësit, një takim jo shumë i lehtë për të dyja ekipet. Pas dy javësh negative në kampionat, dy skuadrat janë në kërkim të një rezultati pozitiv. Nga ana tjetër, Laçi do të presë në shtëpi ekipin e Teutës. Laçjanet morën pikën e parë pas gjashtë javëve kampionat ndaj Partizanit në transfertë javën e kaluar, teksa këtë javë do të kërkojnë të bëjnë sërish surprizën.

Pas Parisit, ku Vllaznia e vajzave u përball kundër Paris Saint-Germain, kampionet në fuqi të vendit do të udhëtojnë drejt kryeqytetit. Takimi i radhës është ai ndaj Kinostudios, një sfidë që nuk duket shumë e vështirë për shkodranet. Ndeshja nis në ora 14:30 dhe do të luhet në QSK Kamëz. Të dielën, do të luhet edhe ndeshja e fundit e javës, ku  Tirana e vendit të dytë do të luajë në shtëpi kundër Lushnjes, një sfidë jo e vështirë për vajzat bardheblu që kërkojnë të marrin fitoren e shtatë radhazi.

 

 

Ndeshjet e javës së shtatë në kampionatin e vajzave:

Apolonia – Skënderbeu, e shtunë, ora 13:00

Kukësi – Partizani, e shtunë, ora 13:00

Laçi – Teuta, e shtunë, ora 13:00

Kinostudio – Vllaznia, e shtunë, ora 14:30

Tirana – Lushnja, e diel, ora 13:30

 

Renditja aktuale:

Vllaznia 18 pikë

Tirana 18 pikë

Apolonia 15 pikë

Kinostudio 12 pikë

Partizani 7 pikë

Kukësi 6 pikë

Teuta 3 pikë

Skënderbeu 3 pikë

KF Laçi 1 pikë

Lushnja 0 pikë