Kjo fundjavë do të mirëpresë javën e 11-të të kampionatit kombëtar të futbollit të vajzave, që tashmë ka hyrë në një fazë delikate. Tre prej takimeve të kësaj jave do të luhen ditën e diel, teksa ndeshja Apolonia – Partizani është shtyrë për shkak të impenjimeve të futbollisteve me ekipet kombëtare dhe do të zhvillohet në një moment tjetër që do të përcaktohet nga Departamenti i Garave në FSHF.
Spikat këtë fundjavë ndeshja derbi e kryeqytetit, Kinostudio – Tirana, që do të zhvillohet të dielën në ora 14:30 në QSK Kamëz. Vajzat bardheblu janë më të favorizuara në këtë takim, teksa do të kërkojnë vetëm fitoren ndaj Kinostudios për të mos lëshuar vendin e dytë në kampionat. Nga ana tjetër, Kinostudio vjen pas humbjes me Apoloninë javën e kaluar, teksa ndaj Tiranës do të kërkojë ringritjen.
Vllaznia do të zbresë në fushë të dielën dhe do të luajë kundër Teutës. Një ndeshje e lehtë në letër për kampionet në fuqi të vendit, që në 11 javë kampionat kanë siguruar 11 fitore. Ndërkaq, takimi i tretë dhe i fundit për këtë javë do të luhet në veri të vendit. Kukësi do të përballet me Laçin në këtë javë të 11-të, teksa të dyja ekipet janë në kërkim të tre pikëve. Ndeshja është planifikuar të luhet ditën e diel, në ora 15:00. Në po të njëjtën orë do të luhet në Korçë edhe sfida Skënderbeu – Lushnja, me korçaret që pretendojnë të marrrin tre pikët e para në këtë fazë të dytë
Ndeshjet e javës së njëmbëdhjetë në kampionatin e vajzave:
Kinostudio – Tirana, e diel, ora 14:30
Vllaznia – Teuta, e diel, ora 14:30
Kukësi – KF Laçi, e diel, ora 15:00
Skënderbeu – Lushnja, e diel, ora 15:00

















