Kampionati i futbollit amator 5x5 i FSHF ngre siparin në edicionin e ri me javën e parë në Tiranë - FSHF

Kampionati i futbollit amator 5×5 i FSHF ngre siparin në edicionin e ri me javën e parë në Tiranë

Pas kampionatit amator të futbollit 9×9, ka nisur edhe edicioni i radhës i kampionatit të futbollit 5×5 të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit e që është turneu më popullor e me më shumë masivitet mes të apasionuarve pas futbollit.

Gjatë javës së kaluar janë luajtur pesë ndeshjet e javës së parë në Grupin C të Zonës së Tiranës, ndërsa gjatë kësaj jave do të luhen edhe ndeshjet e tjera të kësaj premiere. Në Zonën e Tiranës këtë edicion marrin pjesë 68 skuadra të ndara në 7 grupe dhe risia është pjesëmarrja e 10 skuadrave nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, që formojnë një grup dhe do të garojnë këtë sezon për titullin kampion. Ndeshjet e këtij kampionati luhen në ditë të ndryshme të javës, teksa FSHF merr përsipër organizimin e ndeshjeve dhe pagesat për zyrtarët, siguri fizike dhe asistencën mjekësore.

Javën e ardhshme do të nisë kampionati edhe në Zonën e Durrësit, ndërkohë që në javët në vazhdim me mbylljen e regjistrimeve të lojtarëve do të hidhet shorti edhe për zonat e Elbasanit, Shkodrës dhe Korçës. Pasi të kenë luajtur të gjitha ndeshjet në fazën e grupeve, ekipet e kualifikuara do të kalojnë në fazën play-off për të shpallur edhe kampionin e ri kombëtar të kampionatit 5×5.

Ndryshe nga viti i kaluar pritet që në këtë edicion të kemi 160 ekipe pjesëmarrëse, një rritje e konsiderueshme krahasuar me sezonin e kaluar. Në 6 ndeshjet e javës së parë nuk kanë munguar golat dhe sfidat emocionuese.

 

Kampionati i futbollit amator 5×5

Rezultatet e javës së parë

 

Grupi C

 

FC Unaza e Re – Futshow              4-8

Viking – FC Tigres                              0-4

Autokton MFC – IEBV                     11-5

Tillate – Jata Market                        5-13

Vila L – Old Friends                           10-3

OPA – Luem                       10-3

Kalendari i javës së parë

04.10.2022

Kastriotët – Tirana Conference Service

Autokton MFC – FC Unaza e Re

Jata Market – Vila L

FC Tigres – Tillate

Marquez Kaffee – TV Klan

Kastriotet B – Homeland Albania

Danoçët – Barrikada

Ferraj – Elite FC

05.10.2022

LEBV – Old Friends

Futshoë – Viking

ROYALS – Tech Team

Autoclinic – Selecta digital

Nabucco Lounge – KF Erniku GS

Tirana 5×5 – Shqiponja

Sony A.D – Allias

United Boys – Kafja Rremës

06.10.2022

Beautiful Albania – Legjendat

07.10.2022

Porto Lalzi – Elso

Turgut Ozal – Wolves

Pharma Cell – Julton

Dok Team – Inxhinieria Ndërtimit

08.10.2022

Immi – Prestige B

ATS – Pastaria

Prestige MFC – Çamëria