Kampionati 5x5 në fazën finale, ja skema për fazën play-off - FSHF

Kampionati 5×5 në fazën finale, ja skema për fazën play-off

Kampionati Kombëtar i Futbollit 5×5, i cili zhvillohet për herë të parë nga Federata e Futbollit, me qëllim rritjen dhe masivizimin e lëvizjes futbollistike amatore për të apasionuarit e sportit më popullor për shqiptarët, ka arritur në fazën finale ku do të përcaktohen fituesit rajonal dhe ai kombëtar.

Kampionati ka përfunduar në Zonën e Korçës, me MFC Kalaja që ka fituar trofeun dhe ka siguruar vendin e saj në fazën play-off për fituesin kombëtar. Kompeticioni po luan dhe javën e fundit në Zonat e Tiranës, Elbasanit, Lezhës dhe Durrësit.

Zona e Tiranës, e cila ka edhe pjesëmarrjen më të madhe në rang kombëtar, me 50 skuadra të ndara në pesë grupe, ka një fazë play-off më specifike për të shpallur fituesin rajonal dhe përcaktimin e skuadrave që marrin pjesë në fazën finale që do të përcaktojë edhe fituesin kombëtar. 3 skuadrat e para të çdo grupi dhe e katërta më e mirë e grupeve do të formojnë 16 skuadrat që do të luajnë ndërmjet tyre në play-off, duke u ndeshur sipas skemës së mëposhtme.

Faza 1

1 A – 5 C (1)

2 A – 4 C (2)

3 A – 2 C (3)

4A – 3 C (4)

5 A – 1 C (5)

1 B – 3 B (6)

2 B – 4 B (7)

5 B – D (8)

Faza 2

F1 – F8

F2 – F7

F3 – F6

F4-F5

Faza e 3-të do të ketë short të lirë për të përcaktuar gjysmëfinalistet që do të luajnë për trofeun e Zonës së Tiranës. 4 skuadrat gjysmëfinaliste të Zonës së Tiranës i bashkangjiten 4 fituesve të Zonave Rajonale të Durrësit, Elbasanit, Korçës dhe Lezhës për të diskutuar ndërmjet tyre skuadrën fituese të trofeut kombëtar.