Kampionati 5x5, mësoni çiftet e fazës play-off në zonën e Tiranës - FSHF

Kampionati 5×5, mësoni çiftet e fazës play-off në zonën e Tiranës

Kampionati Kombëtar i Futbollit 5×5, i cili luan sezonin e parë dhe organizohet nga Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, me qëllim rritjen e lëvizjes futbollistike amatore për të apasionuarit e futbollit, ka mbërritur në fazën më kulmore.

Kampionati është mbyllur me sukses në Zonën e Korçës dhe Durrësit, me MFC Kalaja dhe Diamant MFC që kanë fituar trofetë në zonat e tyre dhe kanë siguruar vendin e tyre në fazën play-off për fituesin kombëtar. Zona Elbasanit dhe Lezhës përcaktojnë këtë javë dhe skuadrat fituese, ndërkohë që në zonën e Tiranës janë përcaktuar edhe ҫiftet e fazës së parë të play-off. Tirana ishte zona me më shumë skuadra në kampionat, plot 50 të tilla që luajtën, sfiduan veten e kundërshtarët dhe dhuruan emocione.

Faza e parë e play-off vendos përballë javën e ardhshme 16 skuadra që do të luajnë një ndeshje me elinimin direkt sipas skemës së paracaktuar.

Bio Ju – Grade Up (1)

Kulla 60 – Vila L (2)

Prestige MFC – FC Ҫermenika (3)

Tirana 5×5 – Tring (4)

Primo – Tirana United (5)

ATS – Ҫamëria (6)

Sony A.D – Julton (7)

Provinca – BBS Security (8)

Ҫerekfinalet

F1 – F8            (Bio Ju – Grade Up / Provinca – BBS Security)

F2 – F7            (Kulla 60 – Vila L / Sony A.D – Julton)

F3 – F6            (Prestige MFC – FC Ҫermenika / ATS – Ҫamëria)

F4-F5              (Tirana 5×5 – Tring / Primo – Tirana United)

Katër skuadrat gjysmëfinaliste do të njihen me kundërshtarët me short të lirë, që do të hidhet në FSHF, për të luajtur fituesin e Zonës së Tiranës. Në të njëjtën kohë, katër skuadrat gjysmëfinaliste do të jenë pjesë e play-offit për fituesin e Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5.