Ja lista e lojtarëve të thirrur nga Bulku, Kombëtarja U-17 nis përgatitjet për dy miqësoret - FSHF

Ja lista e lojtarëve të thirrur nga Bulku, Kombëtarja U-17 nis përgatitjet për dy miqësoret

Kombëtarja shqiptare U-17 ka nisur këtë të diel grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore që ka në program për muajin shtator. Trajneri Ervin Bulku ka thirrur 22 lojtarë për miqësoret me Kosovën dhe Kombëtaren shqiptare U-18, ndërsa grumbullimi do të zgjasë 6 ditë.

Ekipi kuqezi është akomoduar në hotel Dyrrah në Durrës, teksa seancat stërvitore do të zhvillohen në kompleksin Tropikal, po në Durrës. Gjashtë nga lojtarët e thirrur për këto ndeshje aktivizohen me klube të huaja, kurse të tjerët janë pjesë e klubeve të kampionatit shqiptar. Që të gjithë lojtarët e thirrur janë vënë në dispozicion të stafit teknik dhe kanë nisur përgatitjet.

Testi i parë i 17-vjeçarëve do të jetë ai i 22 shtatorit ndaj bashkëmoshatarëve të Kosovës në Prishtinë. Ndërsa më datë 24 shtator Kombëtarja U-17 do të masë forcat me Kombëtaren U-18. Takimi mes dy përfaqësuesve të moshave kuqezi do të luhet më datën 24 shtator 2021 në kompleksin “Internacional” në Pezë Helmes duke nisur nga ora 11:00.

Dy miqësoret do të jenë një mundësi e mirë për trajnerin Bulku që të krijojë grupin përfundimtar që do të ketë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian 2022, që luhen në muajt tetor-nëntor në Irlandën e Veriut. Kuqezinjtë janë shortuar në Grupin 12 së bashku me Italinë, Skocinë dhe Irlandën e Veriut.

Më poshtë edhe lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar nga Kombëtarja U-17 për dy miqësoret e shtatorit: