Hidhet shorti, zbardhet kalendari i Kategorisë së Parë për edicionin 2021/22 - FSHF

Hidhet shorti, zbardhet kalendari i Kategorisë së Parë për edicionin 2021/22

Edhe Kategoria e Parë do të ngrejë siparin më 11 shtator 2021, teksa ditën e sotme në ambientet e stadiumit “Air Albania”, 16 klubet janë njohur me kundërshtarët e tyre dhe kalendarin e plotë për këtë edicion të ri.

Shorti u hodh në praninë e përfaqësuesve të klubeve të Kategorisë së Parë dhe mediave si dhe u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, shefi i Sektorit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, futbollistja e ekipit Kombëtar të femrave, Megi Doçi si dhe ish-futbollisti i Kombëtares, Agustin Kola.

Sipas vendimit të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, këtë edicion nuk do të ketë më dy grupe për Kategorinë e Parë, por të gjitha skuadrat do të garojnë në një grup të vetëm, me dy faza.

Më poshtë do të gjeni javën e parë të ndeshjeve të Kategorisë së Parë që do të luhen duke nisur nga 11 shtatori:

Apolonia – Erzeni
Shkumbini – Vora
Maliqi – Lushnja
Tërbuni – Burreli
Tomori – Korabi
Besëlidhja – Bylis
Butrinti – Pogradeci
Besa – Turbina

Kategoria e Pare sezoni 2021-2022, kalendari i plote


Duke kontrolluar karten...