Hapen regjistrimet për zonën e veriut, nis në shkurt kursi i trajnerëve për licencën UEFA B - FSHF

Hapen regjistrimet për zonën e veriut, nis në shkurt kursi i trajnerëve për licencën UEFA B

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë së shpejti edicionin e kursit të licencimit për trajnerë të nivelit UEFA B për të gjithë zonën e veriut të Shqipërisë. Departamenti i Edukimit në FSHF bën ne dije se kursi, që do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës, do të nisë më datën 14 shkurt 2022 dhe do të jetë i ndarë në katër faza për t’u përmbyllur më 15 korrik 2022.

Kursi i licencës UEFA B është i rezervuar për ish-lojtarët profesionistë që kanë luajtur minimalisht 3 vite në Kategorinë Superiore dhe 5 vite aktivizim në Kategorinë e Parë.

Për t’u pranuar në këtë kurs, të gjithë kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

-Kriteri Cross border për kandidatet që jetojnë jashtë vendit;

-Diploma e shkollës së mesme në origjinal (fotokopje e noterizuar);

-Kandidati duhet të jetë pajisur me certifikatë shëndetësore lëshuar nga organi përkatës (e marrë brenda 3 muajve të fundit);

-Dy fotografi format pasaporte.

-Fotokopje e ID ose e Pasaportës.

Në kurs do të pranohen maksimalisht 35 studentë pas seleksionimit prej komisionit. Kërkesa për regjistrim, duhet të dërgohet përmes postes elektronike në adresën drejtoria.teknike@fshf.al, përmes postës së zakonshme me konfirmim marrje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose te dorëzohen fizikisht pranë sekretarisë në të njëjtën adresë. Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 10.02.2022. Aplikimet që mbërrijnë pas afatit nuk do te pranohen. Ata që pranohen në kurs duhet të paguajnë një tarifë pjesëmarrjeje prej 700 eurosh.