Java e 13-të e futbollit amator 9×9, “FSHF Sunday League” në Tiranë, që organizohet nga FSHF ka zhvilluar ndeshjet përgjatë javës që lamë pas. Ky kampionat, ashtu siç dihet është i ndarë në dy grupe në Tiranë, teksa ka pasur ndeshje të forta. Homeland Patriots – Primo MFC ka qenë një nga sfidat që spikati këtë javë të 13-të, me këta të fundit që morën një fitore bindëse në transfertë, 1-4.
Sakaq, Nova vijon ecurinë pozitive në kampionat, duke ruajtur pozitat e vendit të parë, teksa mposhti në këtë javë skuadrën e Elsos, që renditet e parafundit në grupin A. Al Ar mposhti me shifrat e thella 6-1 FB Passion, duke u ngjitur në vendin e katërt, me një pikë më shumë se Digi Print, që pret të luajë ndaj Roamelit të vendit të dytë.
Ndërkaq, në grupin B, ATS është rikthyer te fitorja, pasi mundi me rezultatin 3-1 skuadrën e Security Oktapus, ndërsa nga ana tjetër, Prestige MFC ka fituar me poker ndaj Domosdovës. Dajti i vendit të parë nuk e ka zhvilluar ende ndeshjen e kësaj jave, ndërsa Vila L pësoi humbjen e radhës këtë javë, teksa u mposht nga ekipi i MD.
Këtë mbrëmje do të zhvillohet edhe finalja e madhe e FSHF Cup, ku kanë kaluar Prestige MFC dhe FC Dussel, në kompleksin “Skënder Halili”, duke nisur nga ora 20:00 e që do të transmetohet live në Supersport.

















