Janë luajtur këtë javë ndeshjet e javës së tretë të kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League”, që organizohet nga FSHF, ndeshje që gjithmonë e më shumë tërheqin interes me rezultate dhe gola spektakolarë në të dyja grupet e zonës së Tiranës ku marrin pjesë 35 skuadra.
Në Grupin A, lufta është më e fortë në majën e renditjes me tre skuadra që pozicionohen në vendin e parë, teksa kanë grumbulluar pikë të plota në këto ndeshje të para. FC Dussel ka fituar edhe këtë javë duke mundur 3-0 Coca Cola Tepelena dhe duke mbajtur kreun me golavarazh më të mirë e ndjekur nga Panthers Shkodër, që gjithashtu fitoi ndaj Albamer 2-1 dhe nga Prestige MFC që ka po ashtu 9 pikë pas suksesit 3-1 ndaj Jata Market. Vila-L MFC u ndal këtë javë në barazim 0-0 nga Ferraj FC, teksa fitore kanë regjistruar Pastaria, Roamel, MD, KKD dhe Futura Dent.
Në Grupin B, kryeson e vetme ATS që mundi Primo MFC me rezultatin 2-1 dhe renditet në vendin e parë me 9 pikë. Në vendin e dytë renditet Hidro Alfa, që ka 7 pikë pas barazimit 1-1 me Al Ar, teka renditja vijon me 5 skuadra që kanë marrë 6 pikë në tre ndeshje e më konkretisht Dajti, NOVA, PRIMO MFC, IMI dhe Friends Team. Një nga rezultate më befasuese të javës ishte ndeshja NOVA-ECO EMPIRE, që përfundoi në shifrat 7-2 e që prodhoi plot gola.
Më poshtë edhe rezultatet e javës së tretë të kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League”:
FSHF Sunday League Albania
Java e 3-të
Grupi A
Vila-L MFC – Ferraj FC 0-0
FC Dussel – Coca Cola Tepelena 3-0
Panthers Shkodër – ALBAMER 2-1
Pastaria – BTL 4-1
Prestige MFC – Jata Market 3-1
ANTIGONEAN – ROAMEL 2-5
MD – North Gate 6-1
Ju Ar Plast – KKD 3-3
FB Passion – Futura Dent 0-3
Grupi B
IMMI – HOMELAND PATRIOTS 3-1
Friends Team – Raiffeisen Bank 3-2
NOVA – ECO EMPIRE 7-2
Security Oktapus – Kastriotët 1-1
ELSO – Enco Al 3-3
ATS – PRIMO MFC 2-1
DAJTI – FC Confucius 1-0
Al Ar – Hidro Alfa 1-1

















