FSHF Sunday League/ Goleada & ndeshje interesante, ja çfarë solli java e 11-të e kampionatit 9x9 - FSHF

FSHF Sunday League/ Goleada & ndeshje interesante, ja çfarë solli java e 11-të e kampionatit 9×9

Një tjetër javë e kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League”, që organizohet nga FSHF është mbyllur me sukses. Kjo javë e 11-të prodhoi disa ndeshje mjaft interesante dhe të luftuara, në të dyja grupet e këtij kampionati në Tiranë.

Në grupin A, në kampionatin që zhvillohet në Tiranë spikati ndeshja Dussel – Primo, një ndeshje mjaft e luftuar që përfundoi në fund në favor të ekipit të Primos, me rezultatin përfundimtar 2-3.  Në këtë grup, kryesues është ekipi i Novës, me 28 pikë, ndërsa në vendin e dytë është ngjitur skuadra e Roamel, që gjendet në kuotën e 24 pikëve, pasi mundi skuadrën e Elsos me rezultatin 1-3. Sakaq, Digi Printi që renditet në vendin e tretë në klasifikim me 21 pikë mundi skuadrën e Milanit 5-2.

Në grupin B, ATS e vendit të dytë është ndalur në barazimin 1-1 me skuadrën e Pastarisë, ndërsa Dajti i vendit të parë ka marrë një fitore 5-1 ndaj Forza 1. Aktualisht, Dajti gjendet në kuotën e 25 pikëve në klasifikim, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë vijnë ATS dhe Prestige me nga 23 pikë.

Ndërkaq, në datat 10 dhe 11 do të zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale të FSHF Cup, ku do të përcaktohen edhe dy ekipet finaliste të këtij edicioni.


Duke kontrolluar karten...