FSHF përmbyll me vlerësime auditin nga UEFA dhe FIFA - FSHF

FSHF përmbyll me vlerësime auditin nga UEFA dhe FIFA

Federata Shqiptare e Futbollit ka përmbyllur ditën e sotme auditimin nga UEFA. Auditi i qeverisë europiane të futbollit, që zhvillohet çdo vit, ka konsituar në fondet e investimeve dhe ato për projektet që Federata Futbollit ka aplikuar dhe fituar.

Në drejtimin e investimeve fokusi ishte te fondet e HatTrick IV dhe HatTrick V të cilat janë alokuar për Air Albania Stadium dhe stadiumin e ri të Kukësit. Auditi ka kontrolluar dhe financimet për projektet e Futbollit 5×5, përfaqësueset rajonale dhe futbollit të femrave.

Në fund të këtij procesi audituesit kanë vlerësuar me nota maksimale performancën e lartë menaxheriale të FSHF. Një muaj më parë, u përmbyll dhe auditi ndërkombëtar nga FIFA për investimin në Shtëpinë e Futbollit.