FSHF organizon workshop për integritetin në futboll - FSHF

FSHF organizon workshop për integritetin në futboll

Federata Shqiptare e Futbollit organizoi një workshop të posaçëm mbi integritetin në futboll, me fokus në parandalimin e trukimit të ndeshjeve dhe raportimin e çdo përpjekjeje të paligjshme që cënon garën e ndershme.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të klubeve, gjyqtarë, zyrtarë ndeshjesh, përfaqësues të FSHF-së si dhe përfaqësues nga Prokuroria e Tiranës, të cilët u njohën me rregulloret përkatëse të UEFA-s dhe FIFA-s, si dhe me mjetet që ekzistojnë për të raportuar çdo rast të dyshimtë.

Workshop-i shërbeu si një hap i rëndësishëm në rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin e kulturës së integritetit në të gjitha nivelet e futbollit shqiptar. FSHF mbetet e angazhuar në luftën kundër trukimit të ndeshjeve dhe në mbrojtjen e ndershmërisë së garës.

 


Duke kontrolluar karten...