FSHF, njoftim për fillimin e procesit të licencimit të klubeve për sezonin 2023-2024 - FSHF

FSHF, njoftim për fillimin e procesit të licencimit të klubeve për sezonin 2023-2024

Departamenti Ligjor dhe i Licencimit në Federatën Shqiptare të Futbollit informon të gjithë klubet e futbollit (për djem dhe vajza) dhe opinion publik se ka filluar procesi i licencimit të klubeve aplikante për një licencë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2023-2024.

Ky proces do të përmbyllet më 31 mars 2023, sipas afateve të vendosura nga FSHF dhe UEFA.

Gjatë kësaj periudhe klubet aplikante për licencë duhet të paraqesin në Sektorin e Licencimit në FSHF-se të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur gjashte kriteret që kërkohen për të përmbyllur me sukses këtë proces.

Kriteret që duhet të plotësohen janë kriterin sportiv, ai i përgjegjësisë sociale në futboll, i infrastrukturës, kriteri i administratës dhe personelit, kriteri ligjor dhe kriterin financiar.

Gjithashtu, Sektori i Licencimit do të organizojë workshop-e, seminare dhe takime gjatë muajit dhjetor me të gjithë klubet aplikante për licencë, për t’i asistuar dhe ndihmuar në këtë proces.