FSHF, njoftim për fillimin e procesit të licencimit të klubeve për sezonin 2022-23 - FSHF

FSHF, njoftim për fillimin e procesit të licencimit të klubeve për sezonin 2022-23

Departamenti Ligjor dhe i Licencimit të klubeve në Federatën Shqiptare të Futbollit informon të gjithë klubet dhe opinionin publik se ka filluar procesi i licencimit të klubeve aplikante për një licencë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2022-23.

Ky proces do të përmbyllet më 31 mars 2022, sipas afateve të vendosura nga FSHF dhe UEFA.

Gjatë kësaj periudhe klubet aplikante për licencë duhet të paraqesin në Sektorin e Licencimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur pesë kriteret që kërkohen për të përmbyllur me sukses këtë proces.

Kriteret që duhet të plotësohen janë kriterin sportiv, ai i infrastrukturës, kriteri i administratës dhe personelit, kriteri ligjor dhe kriterin financiar, i cili është edhe kriteri me i rëndësishëm në raport me kriteret e tjera.

Ashtu si edhe në vitin e shkuar, Sektori i Licencimit do të organizojë workshop, seminare dhe takime bilaterale me të gjithë klubet aplikante për licencë, për t’i asistuar dhe ndihmuar në këtë proces.

× WhatsApp