FSHF hap regjistrimet e kursit të trajnerëve për licencën UEFA A, ja kriteret për t’u pranuar - FSHF

FSHF hap regjistrimet e kursit të trajnerëve për licencën UEFA A, ja kriteret për t’u pranuar

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se janë hapur regjistrimet për kursin e trajnerëve që duan të marrin licencën UEFA A. Drejtoria Teknike e FSHF-së fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për kursin, që do të nisë më 3 janar 2022.

Kursi i trajnerëve për licencën UEFA A është në përputhje me Konventën e Trajningut të UEFA-s, që parashikon njohjen reciproke nga të gjitha federatat evropiane të titujve UEFA B, UEFA A, UEFA PRO dhe Goalkeeper UEFA-B.

Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm kursi do të zhvillohet në Tiranë (Qendra e Ekipeve Kombëtare në Kamëz) dhe do të jetë i ndarë në disa periudha (janar-qershor 2022).

Për t’u pranuar në kurs, të gjithë kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

  1. a) Kriteri “Cross border” për kandidatët që jetojnë jashtë;
  2. b) Diploma e shkollës së Mesme në origjinal (fotokopje e noterizuar);
  3. c) Përfundimi i Kursit Uefa B
  4. d) 1 vit diferencë nga kryerja e kursit Uefa B
  5. e) Angazhimi si trajner në një klub ose Akademi me nivelin e licencës Uefa
  6. f) Fotokopje e ID ose e Pasaportës.
  7. g) Fotokopje e Licencës Uefa B

Kërkesa për regjistrim, duhet të dërgohet përmes postës elektronike në adresën drejtoria.teknike@fshf.al, përmes postës së zakonshme me konfirmim marrje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd. 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pranë sekretarisë në të njëjtën adresë. Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 15.12.2021. Aplikimet që mbërrijnë pas afatit nuk do të pranohen.

Për çdo informacion të mëtejshëm në lidhje me renditjen, aspektet logjistike dhe organizative të Kursit, kontaktoni Sekretarinë e Shkollës tek adresa e postës elektronike: drejtoria.teknike@fshf.al.