FSHF Cup nis turin e dytë, njihuni me çiftet dhe datat - FSHF

FSHF Cup nis turin e dytë, njihuni me çiftet dhe datat

Turi i dytë i kompeticionit FSHF Cup të futbollit amator 9×9 ka nisur mbrëmjen e djeshme me sfidën mes Barrikada-Endju Dekor, ndeshje që përfundoi me rezultatin 0-3 në favor të Endju Dekor. 16 skuadrat e kualifikuara pas mbylljes me sukses të turit të parë janë shortuar në 8 ҫifte që pas ndeshjeve me eliminim direkt të kësaj jave do të përcaktojnë dhe ҫerekfinalistet.
Ndeshja e djeshme nisi vrullshëm nga të dyja skuadrat që kërkuan të gjejnë rrjetën që në minutat e para të ndeshjes. Pati emocione dhe gola që i siguruan Endju Dekor kalimin në turin e tretë të FSHF Cup.

Më poshtë kalendari i ndeshjeve për turin e dytë të këtij kompeticioni, i cili do të luhet deri në datën 7 shkurt:

Data 02.02.2021, ora 20:20

ATS – Nova
Data 03.02.2021, ora 20:20
Mokador – Lev Tech
Data 04.02.2021, ora 20:20
Roamel – EB Construction
Data 05.02.2021, ora 20:20
Tirona Republic – Confucius
Data 06.02.2021 ora 18:00
Olimpik Tirana – Sind-al
Data 06.02.2021 ora 19:10
Homeland Patriots – Elso Team
Data 07.02.2021, ora 20:20
Bio Ju – Prestige