Fitore e thellë në San Marino‏ - FSHF

Fitore e thellë në San Marino‏

Pas dy humbjesh rradhazi kuqezinjtë e DeBiasit duken të gjallëruar dhe të mobilizuar në maksimum në këtë miqësore të tretë. Ata kanë filluar me ritëm të lartë që në minutat e para ndeshjen kundër Republikës së San Marinos. Episodi i parë është një kros i Vajushit në zonë por pa sukses në konkluzion.

Në minutën e 17 vjen goditja e parë këndore për kuqezinjtë ku parabola e Ramës gjen kokën e Kapllanit por goditja nuk arrin të gjejë portën e San Marinezëve. Në minutën e 21-të Kapllani në zonë bëhet sërish i rrezikshëm duke i dhënë një top të mirë Abrashit por pa arritur të konkludojë. Shpejt, ritmi i lartë i kuqezinjve çon në avantazh në minutën e 26. Nga një goditje dënimi në zonë Lila shërben një top perfekt për Mërgim Mavrajn i cili shënon me kokë.

Vetëm pesë minuta më pas Vajushi gjen hapësirë për një të majtë të artë dhe shënon një gol spektakolar. Megjithëse ritmi vazhdon i lartë dhe loja është tërësisht në favor të kuqezinjve, pjesa e parë mbyllet 0 – 2.

Pjesa e dytë fillon me dy ndërrime të DeBiasit ku Kaçe zë vendin e

Lilajt dhe portjeri Berisha i lë vendin portjerit durrsak Orges Shehi.

Pjesa e dytë vazhdon me ritëm të mirë loje dhe përdorim topi tërësisht në favor të kuqezinjve. Në minutën e 28 vjen një gol i Emiljano Vilës i cili thellon edhe më tej rezultatin.

Në San Marino, stadiumi është tërësisht një festë Kuqezi.

Mbyllet me rezultatin 0 – 3 në favor të kuqezinjve kjo miqësore e fundit duke i ridhënë shpresë dhe besim sërish të gjithë tifozëve.


Duke kontrolluar karten...