Femra U-19/ Shqipëria njeh rivalet e raundit të dytë në kualifikueset e Europianit - FSHF

Femra U-19/ Shqipëria njeh rivalet e raundit të dytë në kualifikueset e Europianit

Edhe Kombëtarja shqiptare për femra U-19 është njohur me kundërshtaret që do të ketë përballë në raundin e dytë të kualifikueseve të Europianit 2022. Në shortin e hedhur sot në selinë e UEFA-s në Zvicër, Shqipëria mësoi se do të jetë pjesë e grupit B6, së bashku me Turqinë, Izraelin dhe Qipron.

Skuadra që drejtohet nga Kreshnik Krepi dhe që është pjesë e Ligës B do të tentojë të ngjitet në Ligën A për të qenë garuese në kompeticionin e ardhshëm të UEFA-s.

Sipas vendimit të marrë në vitin 2020 nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, kualifikueset e U-17 dhe U-19 për femra janë riorganizuar, teksa skuadrat janë ndarë në dy Liga, A dhe B. Ekipet që janë pjesë e Ligës A garojnë për t’u kualifikuar në Europian, ndërsa ato të Ligës B garojnë për t’u ngjitur në ligën më lart.

Në ditët në vijim do të njiheni me datat e sakta të ndeshjeve dhe vendin organizator të këtij raundi të dytë.

 


Duke kontrolluar karten...