Europiani i femrave U-19/ Shqipëria nis grumbullimin, trajneri Krepi shpall listën - FSHF

Europiani i femrave U-19/ Shqipëria nis grumbullimin, trajneri Krepi shpall listën

Shqipëria U-19 për femra do të nisë sot grumbullimin në kuadër të kualifikueseve të vlefshme për Kampionatin Europian 2022 për femra, ku Kombëtarja jonë është shortuar në grupin B3 të Ligës B me Andorrën, Uellsin dhe Moldavinë.

Trajneri i sapoemëruar në stolin kuqezi, Kreshnik Krepi ka bërë publike edhe listën me 20 lojtaret e grumbulluara për këto ndeshje, teksa disa ditë më parë, tekniku shqiptar pati mundësinë të bënte edhe një seleksionim me vajzat e kësaj grupmoshe në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz, ku pa nga afër gjendjen e futbollisteve dhe vendosi mbi listën përfundimtare që do të përfaqësojë Shqipërinë në këto eliminatore.

Ekipi kombëtar i femrave do të qëndrojë 7 ditë i grumbulluar në Durrës dhe më pas do të udhëtojë drejt Andorrës, vendi organizator i këtyre ndeshjeve të rëndësishme. Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Moldavisë më 19 tetor, ndërsa tre ditë më vonë do të luajë kundër Andorrës . Më 25 tetor, vajzat kuqezi do të luajnë ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Uellsit.

Sipas vendimit të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, kualifikueset e U-17 dhe U-19 për futbollin e femrave janë riorganizuar së fundmi. Ekipet kombëtare janë të ndara në dy liga, A dhe B, me skuadrat e Ligës A që garojnë për t’u kualifikuar në Europian dhe skuadrat e Ligës B për t’u bërë konkuruese dhe për t’u ngjitur një ligë më lart dhe për të arritur Kampionatin Europian.

Më poshtë, edhe lista me emrat e 25 futbollisteve të grumbulluara nga trajneri Krepi për këto ndeshje: