Europiani i femrave U-17/ Shqipëria mirëpret ndeshjet e grupit B, trajneri Kola zbardh listën - FSHF

Europiani i femrave U-17/ Shqipëria mirëpret ndeshjet e grupit B, trajneri Kola zbardh listën

Një tjetër event i rëndësishëm i organizimit të ndeshjeve europiane i është besuar Federatës Shqiptare të Futbollit. Pasi zhvilloi dhe mbylli me sukses ndeshjet e turit para-eliminator të Champions League 2021/2022 si dhe organizimin e 6 ndeshjeve të turit para-eliminator të Futsal Champions League 2021/2022, UEFA ka vendosur që Shqipëria të organizojë ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Europian 2021/2022 për Kombëtaren e femrave U-17.

Shqipëria e femrave, e drejtuar nga Agustin Kola është shortuar në grupin B, së bashku me Malin e Zi dhe Azerbajxhanin. Të treja ndeshjet do të zhvillohen në vendin tonë, në datat 24, 27 dhe 30 shtator.

Ndeshja e parë e Shqipërisë do të jetë kundër Malit të zi, më 24 shtator, me sfidën që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 16:00. 3 ditë më vonë, Mali i Zi do të luajë me kundërshtaren tjetër të grupit, Azerbajxhanin, në stadiumin “Elbasan Arena”, në ora 16:00. Ndeshja e fundit do të luhet më 30 shtator, mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, në Tropikal, në ora 16:00.

Shqipëria gjendet në Ligën B dhe do të tentojë kualifikimin dhe ngjitjen në Ligën A. Sipas vendimit të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, kualifikueset e U-17 dhe U-19 për futbollin e femrave janë riorganizuar së fundmi. Ekipet kombëtare janë të ndara në dy liga, A dhe B, me skuadrat e Ligës A që garojnë për t’u kualifikuar në Europian dhe skuadrat e Ligës B për t’u bërë konkuruese dhe për t’u ngjitur një ligë më lart dhe për të arritur Kampionatin Europian.

Më poshtë, edhe lista me emrat e 25 futbollisteve të grumbulluara nga trajneri Kola për këto ndeshje:

Kalendari i ndeshjeve për Grupin B, Liga B:

24 shtator: Shqipëri – Mal i Zi , “Elbasan Arena”, ora 16:00

27 shtator: Azerbajxhan – Mal i Zi, “Elbasan Arena”, ora 16:00

30 shtator: Shqipëri – Azerbajxhan, “Elbasan Arena”, ora 16:00

× WhatsApp