Euro 2022 Futsall / Trajneri Resuli shpall listën për dy sfidat, Kombëtarja nis grumbullimin - FSHF

Euro 2022 Futsall / Trajneri Resuli shpall listën për dy sfidat, Kombëtarja nis grumbullimin

Kombëtarja shqiptare e futbollit të sallës do të nisë të dielën grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve eliminatoreve të Kampionatit Europian Futsall 2022. Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Kroacisë më 7 prill në sallën e Parkut Olimpik të Tiranës, ndërsa 4 ditë më pas më 11 prill do të përballet në transfertë ndaj Ukrainës.

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Erind Resuli ka ftuar 14 lojtarë për këto dy sfida, por bie në sy fakti se këtë herë kuqezinjtë kanë shumë mungesa të kushtëzuara nga Covid-19, dëmtime fizike apo edhe pamundësi për t’u bashkuar me skuadrën për shkak të kufizimeve të vendosura kudo nëpër Europë.

Kësisoj, stafi teknik nuk do të ketë shërbimet e lojtarëve Besnik Rexhepajt, Rej Karaja,
Almir Hasaj, Julio Cesar De Melo, Klodian Rrapi, Agon Ramadani dhe Enrico Bicaj, ndërkohë që kapiteni Roald Halimaj mund të mungojë në ndeshjen e dytë ndaj Ukrainës.

Shqipëria është e shortuar në Grupin 1 të eliminatoreve të Europianit së bashku me Kroacinë, Ukrainën dhe Danimarkën. Deri tani kuqezinjtë kanë 3 pikë, po aq sa edhe Danimarka, dhe Ukraina, ndërkohë që grupin e kryeson Kroacia me 12 pikë pas 4 ndeshjesh.

Edhe pse Kombëtarja do të ketë shumë mungesa, kuqezinjtë do të përpiqen të bëjnë maksimumin ndaj sy prej skuadrave më të forta në Europë për momentin.