Ernest Muçi, goli i radhës nga kuqezinjtë në Europë - FSHF

Ernest Muçi, goli i radhës nga kuqezinjtë në Europë

Sulmuesi 20 vjeçar i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, ka gjetur golin në kampionatin polak, për skuadrën e tij Legia Varshava ndaj Piast, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Ekstraklasa.

Në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e djeshme, talenti kuqezi është aktivizuar për 90 minuta në transfertën e Piast dhe arriti të shënojë në minutën e 21-të duke gjetur kështu golin e tretë në këtë sezon në kampionatin polak, në 10 ndeshje ku është aktivizuar. Muçi ka shënuar edhe në ndeshjet e Champions League ndaj Dinamo Zagreb ndërkohë që në Europa League ka dhuruar paraqitje pozitive dhe asiste të rëndësishme.

Paraqitjet e mira të sulmuesit 20 vjeçar janë një lajm pozitiv për kuqezinjtë në prag të ndeshjeve të muajit nëntor.