Eliminatoret e Botërorit/ Shqipëria, e pafat ndaj Anglisë - FSHF

Eliminatoret e Botërorit/ Shqipëria, e pafat ndaj Anglisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit luajti këtë të diel ndeshjen e dytë kualifikuese, të vlefshme për Botërorin ‘Katar 2022’.

Shqipëria u përball në këtë sfidë, që u zhvillua në stadiumin kombëtar “Air Albania” me një nga skuadrat më të forta në botë, Anglinë.

Ndeshja u mbyll në favor të miqve, të cilët triumfuan me rezultatin 0-2, me gola të Kejn dhe Maunt.

Në pjesën e parë të lojës, skuadra bëri një lojë mjaft të mirë. Në minutën e 13-të të lojës, Myrto Uzuni humb rastin për të shënuar, duke e dërguar topin mbi kuadrat.
Në minutën e 38-të të takimit, anglezët kalojnë në avantazh me një gol të shënuar nga Heri Kejn.

Në pjesën e dytë të takimit, kuqezinjtë tentuan të ndryshojnë fatin e takimit, por të pafat. Në minutën e 59-të të takimit, trajneri Edy Reja hedh bën tre zëvendësime, duke larguar Cikalleshin, Brojën dhe Memollën dhe duke hedhur në fushë Manaj, Gjasulën dhe Lenjanin.
Në minutën e 62-të, anglezët shënojnë sërish me anë të Maunt, duke dyfishuar rezultatin.
Trajneri Reja vendosi të bënte dy zëvendësimet e fundit në minutën e 71’, ku Bare i la vendin Memushaj-t dhe në minutën e 88-të, largohet Qazim Laçi dhe nē vend të tij futet Ylber Ramadani.

Pavarësisht rasteve dhe lojës, ndeshja u mbyll me rezultatin 0-2 për Anglinë.

Trajneri Reja hodhi në fushë këtë formacion: Berisha, Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Hysaj, Memolla, Bare, Laçi, Uzuni, Cikalleshi, Broja.

Ndërsa trajneri anglez, Sauthgejt e nisi ndeshjen me këtë formacion: Pope, Uoker, Meguajër, Stons, Shou, Foden, Rajs, Filips, Maunt,  Stërling.


Duke kontrolluar karten...