Tripletë e Myrto Uzunit, gola dhe kampion me Ferencvaroshin në Hungari - FSHF

Tripletë e Myrto Uzunit, gola dhe kampion me Ferencvaroshin në Hungari

E marta duket se ka qenë një ditë e veçantë për futbollistin e Kombëtares Myrto Uzuni, teksa duket se po kalon një moment shumë të mirë me Ferencencvarosh me rezultatin 3-0.

Sulmuesi shënoi një gol mjaft të bukur nga brenda zonës në minutën e 12-të të takimit, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij.

Ndërsa golin e dytë e shënoi në minutën e 77-të, teksa iu besua goditja e penalltisë, që ai e realizoi në mënyrë perfekte, duke e dërguar topin në rrjetë për të dytën herë në këtë ndeshje dhe për të dymbëdhjetën herë në këtë sezon me Ferencvaroshin.

Gjithashtu, ekipi hungarez i Ferencvarosh është shpallur zyrtarisht mbrëmjen e së martës kampion, pasi ka arritur të mbyllë matematikisht llogaritë në kampionat tre javë përpara përfundimit. Kjo është hera e 32-të për Ferencvarosh që fiton titullin kampion në Hungari ndërsa hera e parë për futbollistin shqiptar që feston titullin kampion në Europë.