Dita e tretë e grumbullimit, Kombëtarja vijon përgatitjet para Polonisë - FSHF

Dita e tretë e grumbullimit, Kombëtarja vijon përgatitjet para Polonisë

Në ditën e tretë të grumbullimit në Varshavë, Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore.

Përgatitjet për sfidën e katërt të eliminatoreve të Botërorit ndaj Polonisë u zhvilluan sot pasdite po në stadiumin e skuadrës Polonia Varshavë. Në këtë seancë morën pjesë të gjithë lojtarët e grumbulluar dhe stafi teknik është përqendruar në aspektet taktike të lojës.

Stërvitja zgjati për rreth 90 minuta dhe deri tani nuk ka asnjë problemet me dëmtimet apo ndryshim programi.

Të mërkurën Kombëtarja do të zhvillojë edhe seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes me Poloninë në stadiumin e ndeshjes “PGE Narodowy” të Varshavës me kuqezinjtë që do të ambientohen me fushën.