Drejtues ne media dhe gazetar sportiv me përvojë të gjatë, me profil të konsoliduar në menaxhim editorial dhe komunikim sportiv.
Që prej qershorit 2022 është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, ku ka mbajtur një rol aktiv si Drejtor i Projektit të Kampionatit Europian 2025, Koordinator i Komitetit Ndërministror për EURO 2025, si edhe Kryetar i Komisionit të Medias, Kryetar i Komisionit për Fëmijët dhe të Rinjtë dhe Kryetar i Komisionit të Marketingut.
Paralelisht, është zgjedhur ne mars te vitit 2025 nga Kuvendi i Shqiperise si anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Më herët ka qenë Drejtor i Departamentit të Sportit dhe Kryeredaktor i kanalit RTSH Sport (gusht 2014 – gusht 2023), autor i disa programeve sportive dhe përfaqësues/kontakt institucional i RTSH-së në raport me UEFA, FIFA dhe IOC, si edhe anëtar i Asamblesë së Sportit në EBU. Gjatë karrierës së tij ka qenë gjithashtu Drejtor dhe Kryeredaktor i “Gazeta Sporti” (shtator 2004 – gusht 2014), si dhe i angazhuar në media të tjera sportive (Digitalb, Telesport TV, Top Channel).
Në formimin akademik, ka përfunduar studimet në Drejtësi (Universiteti i Tiranës) dhe Master Shkencor në Administrim Publik (Universiteti “Aleksandër Moisiu”, 2018 2021).
Në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit, më 16 shkurt 2026, u rizgjodh si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

















