Gjergj Petro - FSHF

Gjergj Petro

Gjergji Petro

Kombësia: Shqiptare

Datëlindje: 29.04.1967

Anëtar i Komitetit Ekzekutiv që prej vitit: 2022

Curriculum Vitae

Jurist me përvojë të gjatë në administrim dhe menaxhim, i angazhuar ndër vite si drejtues dhe administrator i subjekteve private, si edhe si administrator i TV Përmetit.

Paralelisht ka ushtruar role menaxheriale në biznes, me fokus në import eksport (përfshirë tregtinë e luleve), tregti me shumicë dhe pakicë të artikujve të ndryshëm, si edhe në veprimtari të lidhura me përpunim dhe tregtim të lëndës drusore.

Në futboll është i angazhuar prej vitesh si President i Shoqatës së Futbollit Përmet, duke mbështetur organizimin dhe zhvillimin e veprimtarisë sportive në nivel lokal; gjithashtu eshte certifikuar si “Drejtor Sportiv”.

Gjatë angazhimit të tij në FSHF, ka mbajtur edhe detyrën e Kryetarit të Komisionit të Mjekësisë Sportive.

Në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit, më 16 shkurt 2026, u rizgjodh si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.


Duke kontrolluar karten...