Erind Resuli - FSHF

Erind Resuli

Erind Resuli

Kombësia:     Shqiptare

Datëlindja:    1 janar 1976

Anëtar i Komitetit Ekzekutiv që prej vitit: 2026

Curriculum Vitae

Trajner i futsallit me përvojë të gjatë dhe profil të konsoliduar sportiv. Ka qenë lojtar i Tirana Futsall ne periudhën 2003–2010, më pas trajner i Kombëtares së Futsallit prej vitit 2010, ku drejton programet stërvitore, përgatitjen taktike dhe zhvillimin afatgjatë të ekipit. Është gjithashtu mbajtës i Licencës UEFA Pro.

Paralelisht, ka një karrierë shumëvjeçare menaxheriale në aviacion si përfaqësues i Olympic Air / Aegean në Tiranë dhe punon në këtë kompani që prej nëntorit 1997, kryesisht në operacione dhe shërbim ndaj klientit, me trajnime të specializuara mbi standardet dhe sigurinë operacionale.

Prej vitit 2017 mban edhe rolin e Drejtorit te Komitetit te Operatoreve të fluturimit (AOC) në Shqipëri, duke përfaqësuar operatorët ajrorë përpara autoriteteve të aviacionit civil dhe palëve të interesit.

Në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit më 16 shkurt 2026 u zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.


Duke kontrolluar karten...