Envi Hicka - FSHF

Envi Hicka

Envi Hicka

Datëlindja:     13 qershor 1979

Kombësia:     Shqiptare

Anëtar i Komitetit Ekzekutiv që prej vitit: 2022

Curriculum Vitae

Avokat dhe këshilltar ligjor me eksperiencë të gjatë profesionale, me fokus të veçantë edhe në të drejtën sportive, si dhe në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes ndërmjetësimit dhe arbitrazhit. Ai ka ushtruar gjithashtu funksione si arbitër në çështje të arbitrazhit tregtar.

Gjatë periudhes 2014-2022 ka mbajtur rolin e Kryetarit të Komisionit të Apelit, duke kontribuar në konsolidimin e praktikës vendimmarrëse dhe standardeve të integritetit e disiplinës në futboll. Paralelisht është i angazhuar edhe në fushën akademike si lektor në Shkollën Kombëtare të Avokatëve.

Gjatë angazhimit të tij si anëtar i Komitetit Ekzekutiv, është përfshirë në proceset e reformimit të statutit dhe rregulloreve të FSHF-së, si dhe në përfaqësime në çështje të arbitrazhit sportiv.

Në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit, më 16 shkurt 2026, u rizgjodh për një mandat të dytë si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.


Duke kontrolluar karten...