Edmond Hasanbelli - FSHF

Edmond Hasanbelli

Edmond Hasanbelli

Kombësia: Shqiptare
Datëlindja: 26 tetor 1962
Anëtar i Komitetit Ekzekutiv që prej vitit: 2026

Curriculum Vitae

Sipërmarrës dhe drejtues sportiv, i lidhur për një periudhë të gjatë me KF Teuta, te cilën e ka drejtuar që prej janarit 1999 dhe në vitin 2025 ka formalizuar tërheqjen/dorëheqjen nga drejtimi i klubit pas 26 vitesh angazhim.

Gjatë drejtimit të tij, Teuta ka arritur rezultate të rëndësishme sportive, përfshirë shpalljen kampion i Kategorisë Superiore 2020–21, si edhe fitimin e Kupës së Shqipërisë në vitet 1999–2000, 2004–05 dhe 2019–20, si dhe Superkupës në 2020.

Në proceset e FSHF-së, emri i tij lidhet gjithashtu me përfaqësimin e KF Teuta në Asamblenë e Përgjithshme, si delegat i klubit.

Në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit më 16 shkurt 2026 u zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

 


Duke kontrolluar karten...