Gazetare dhe drejtuesе mediatike me përvojë të gjatë në menaxhim editorial dhe komunikim publik. Aktualisht është Drejtore Ekzekutive e platformave newsbomb.al dhe newsport.al, pas një karriere shumëvjeçare në media të rëndësishme në Shqipëri, ku ka mbajtur role drejtuese dhe organizative. Në vlerësim të kontributit të saj profesional është nderuar me çmimin “Kadare” (shtator 2024) dhe me çmimin “Simboli i Gruas” (mars 2025).
Prej marsit 2022 është anëtare e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, ku ka luajtur një rol të posaçëm në zhvillimin e futbollit të vajzave, si Kryetare e Komisionit të Futbollit të Vajzave në FSHF dhe njëkohësisht anëtare e Komisionit të Women’s Football në UEFA, duke kontribuar në forcimin e strukturave, programeve dhe promovimit të futbollit të vajzave në nivel kombëtar dhe në përputhje me standardet europiane.
Në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit, më 16 shkurt 2026, u rizgjodh për një mandat të dytë si anëtare e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

















