Cikalleshi shkëlqen sërish, gol fitoreje para grumbullimit në Kombëtare - FSHF

Cikalleshi shkëlqen sërish, gol fitoreje para grumbullimit në Kombëtare

Futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, i cili aktivizohet në radhët e ekipit turk të Koniaspor, Sokol Cikalleshi ka shënuar sërish këtë të diel për skuadrën e tij.

Goli i Cikalleshit ishte vendimtar në këtë ndeshje, pasi ishte i vetmi gol i kësaj sfide, që i dha tre pikët Koniasporit.

Në minutën e 13-të, shtatlarti kavajas, përmes një krosimi nga goditja e këndit, godet me kokë topin e fituar, që përfundon në rrjetën e skuadrës kundështare.

Sokol Cikalleshi po paraqitet mjaft mirë në Turqi këtë sezon, duke shënuar 5 gola me skuadrën turke.

Futbollisti shqiptar është grumbulluar nga trajneri Reja për tre ndeshjet e që Kombëtarja do të zhvillojë ndaj Andorrës (25 mars), Anglisë (28 mars) dhe San Marinos (31 mars)  në kuadër të eliminatoreve të Botërorit ‘Katar 2022’