Cikalleshi gjen sërish rrjetën në Turqi, i jep një pikë ekipit të tij - FSHF

Cikalleshi gjen sërish rrjetën në Turqi, i jep një pikë ekipit të tij

Sokol Cikalleshi ka shënuar sërish për skuadrën e tij në Turqi. Sulmuesi kuqezi që e nisi ndeshjen si titullar me ekipin e Koniasporit bëri një ndeshje mjaft të mirë, duke shënuar edhe golin e barazimit në ndeshjen kundër Bashakshehirit.

Cikalleshi, përmes një krosi të dhuruar mjaft bukur nga shqiptari tjetër i Kosovës Zymer Bytyqi, duke shënuar me kokë në portën e kundërshtarëve.

Megjithatë, ekipi i Sokol Cikalleshit nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1.  Ky është goli i katërt për sulmuesin shqiptar në këtë sezon me Koniasporin, me të cilin po tregon edhe një formë shumë të mirë.