Broja nuk ndalet më, shënon sërish gol dhe vendos rekord në Premier Ligën angleze - FSHF

Broja nuk ndalet më, shënon sërish gol dhe vendos rekord në Premier Ligën angleze

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Armando Broja, vazhdon të dhurojë paraqitje mjaft të mira me klubin e tij në Premier Ligën angleze, duke u bërë sërish protagonist me golat e tij.

Bomberi kuqezi realizoi golin e tretë për Southampton në fitoren 4-1 ndaj Brentford të martën në mbrëmje, teksa ndihmoi klubin e tij të korrte këtë sukses të rëndësishëm.

Broja e nisi ndeshjen si titullar dhe arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 49-të pas një kundërsulmi të shpejtë, duke mposhtur portierin kundërshtar në përfundim të një galopimi që nga mesfusha.

Ky ishte goli i pestë për 20-vjeçarin këtë sezon në kampionat, ndërkohë që është vlerësuar me notën 7 për paraqitjen, duke qenë një nga më të mirët në fushë për ekipin e tij.

Me golin e të martës, Broja ka thyer një rekord duke u bërë lojtari më i ri që ka shënuar 5 ose më shumë gola në ligën elitare angleze.