Broja nuk ndalet! Shënon golin e tretë në Premier League-n angleze - FSHF

Broja nuk ndalet! Shënon golin e tretë në Premier League-n angleze

Armando Broja ka zhvilluar një ndeshje fantastike këtë të shtunë me Southampton, teksa ka arritur të gjejë edhe golin e tretë në Premier League-n angleze.

Në sfidën ndaj Brighton, sulmuesi i Kombëtares shqiptare kaloi në avantazh skuadrën e tij në minutën e 29-të, teksa arriti të realizojë golin pasi shmangu bukur një nga mbrojtësit kundërshtarë dhe duke e dërguar topin në rrjetë.

Broja e nisi lojën si titullar, ndërsa luajti për 81 minuta, duke u zëvendësuar më pas nga Armstrong.

Goli i djaloshit kuqezi nuk mjaftoi për Southampton, që u ndëshkua në minutat shtesë, duke mos shkuar më tepër se barazimi 1-1. Megjithatë, Broja ka marrë një vlerësim mjaft të mirë nga Sofascore, teksa uebsajti j specializuar për statistika i ka vënë notën 7.1.

Sulmuesi 20-vjeçar shqiptar po tregon cilësitë e tij të shkëlqyera në Premier League, një nga kampionatet më të forta në botë

× WhatsApp