Berat Gjimshiti kthehet në “bomber”, shënon dy gola për Atalantën në Europa League - FSHF

Berat Gjimshiti kthehet në “bomber”, shënon dy gola për Atalantën në Europa League

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka dhuruar një paraqitje të shkëlqyer me Atalantën në ndeshjen e së enjtes mbrëma ndaj Olimpiakosit, e vlefshme për UEFA Europa League.

Gjimshiti shënoi dy gola në minutat 61 dhe 63 të sfidës së luajtur në Itali, duke përmbysur diavantazhin dhe duke i dhënë fitoren 2-1 zikaltërve të Bergamos. Fillimisht mbrojtësi shqiptar kërceu mbi të githë duke goditur saktë me kokë e duke e dërguar topin në rrjetë pas këndores.

Vetëm dy minuta sërish në goditje nga këndi Gjimshiti gjendet në vendin e duhur në mes të zonës dhe shfrytëzon një pasiguri të mbrojtjes duke e dërguar topin në rrjetë për të dytën herë.

Vlerësimet për mbrojtësin kanë qenë maksimale nga të gjitha mediat, por edhe nga ekspertët e futbollit. Gjimshiti u shpall njeriu i ndeshjes, teksa nga faqja e specializuar për statistikave “Sofa Score” u vlerësua me notën 8.6.

Mbrojtësi kuqezi vazhdon të dhurojë paraqitje mjaft të mira në fushë me klubin, ashtu siç ka bërë edhe me Kombëtaren, duke qenë protagonist në do ndeshje dhe titullar i padiskutueshëm.


Duke kontrolluar karten...