Akademia e Futbollit fiton Kupën e Shqipërisë U-17 - FSHF

Akademia e Futbollit fiton Kupën e Shqipërisë U-17

Akademia e Futbollut është fituese e Kupës së Shqipërisë për grupmoshat deri në 17 vjeç në sezonin 2020-2021.

Finalja e luajtur mbrëmjen e sotme në Air Albania Stadium kishte vendosur përballë Akademinë e Futbollit me Shënkollin, në një ndeshje ndërmjet dy akademive që përgjatë këtyre viteve kanë bërë një punë shumë të mirë me moshat duke arritur shpesh herë në finale të kampionateve dhe kupave. Fitorja i takoi të kuqve të drejtuar nga Sokol Bulku, që fitojnë për herë të parë këtë trofe.

Pjesa e parë ka filluar me një dominim të lehtë të Shënkollit që kishte kontrollin e mesfushës dhe iu afrua shumë herë portës kundërshare. Në minutën e 13-të Shënkolli gjen golin por anullohet për pozicion jashtë loje nga asistenti.

Akademia e Futbollit reagon në fundin e pjesës së parë dhe në minutat 38-të dhe 39-të i afrohet rrezikshëm portës kundërshtare duke krijuar dy raste të pastra për shënim.

Fraksioni i dytë i lojës ishte në një barazpeshë të plotë me të dy skuadrat që ishin të kujdeshëm për të mos pësuar. Loja e rregullt mbyllet në barazim 0-0 dhe të dyja skuadrat i drejtohen 11 metërshave.

Akademia e Futbollit tregohet më e saktë dhe siguron trofeun.

Akademia e Futbollit: Jata; Doku, Sulaj, Trimi, Januzi, Halilaj, Tota, Kurti, Basha, Nikqi, Gjoka. U aktivizuan: Ahmati, Saraçi, Kaptina.

Shënkolli: Simoni; Kaceli, Prendi, Jaku, Lekaj, Marku, Rrapi, Përndreca, Deda, Gjoka, Bitri. U aktivizuan: Qarku, Doda.

Medaljet dhe Kupa për fituesit janë dorëzuar nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Vasil Bici.

Më pas festa e gjitha për Akademinë e Futbollit që kanë festuar pas një sezoni të lodhshëm.