Abissnet Superiore / FK Partizani, ekipi kampion i edicionit futbollistik 2022-2023! - FSHF

Abissnet Superiore / FK Partizani, ekipi kampion i edicionit futbollistik 2022-2023!

FK Partizani është shpallur ekipi kampion i kampionatit “Abissnet Superiore” për sezonin futbollistik 2021-2022, pasi arriti të renditet i pari në përfundim të këtij edicioni!

Skuadra kryeqytetase u shpall kampione pas fitores 2-0 ndaj Teutës në javën e 36-të, duke siguruar kreun me 67 pikë dhe zyrtarisht titullin e 17-të kampion në historinë e vet.

Arinaldo Rrapaj në minutën e 39-të të takimit e zhbllokoi takimin në favor të Partizanit, ndërsa Tedi Cara në minutën e 90+6′-të vulosi tre pikët për “Demat e kuq, që në 36 javë regjistruan 20 fitore, 7 barazime dhe 9 humbje.

Pas përfundimit të ndeshjes së luajtur në stadiumin “Arena e Demave” u zhvillua edhe ceremonia e shpalljes së FK partizanit si kampione e Shqipërisë ku të pranishëm edhe ishin Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, të cilët i dorëzuan medaljet dhe trofeun e ekipit kampion klubit kryeqytetas.