Vendimi nr. 50 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 26.06.2026 - FSHF

Vendimi nr. 50 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 26.06.2026

  1. Zyrtari i Korabi U-13, Sali Kallaverja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. Bulqiza U-13, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kundër Akademia e Futbollit A U-13, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  3. Zyrtari i Bulqiza U-13, Andi Topi, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  4. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Gledi Mici. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 20, datë 03.11.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit të Futbollit Tirana i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

 

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

 


Duke kontrolluar karten...