Vendimi nr. 5 i Komisionit të Apelit në FSHF, datë 07.07.2026 - FSHF

Vendimi nr. 5 i Komisionit të Apelit në FSHF, datë 07.07.2026

Komisioni i Apelit pasi mori në shqyrtim ankimin e paraqitur nga Akademia FC Apollo 2016 kundër Vendimit nr. 51, datë 01.07.2026, të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës,

 

Vëren se:

 

Me vendimin nr.51 datë 01.07.2026 ka vendosur pranimin e kërkesës së Shoqatës të Futbollit Don Bosko dhe marrjen e masës disiplinore për akademinë FC Apollo 2016, si më poshtë vijon:

 

FC Apollo 2016, U-13, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13, Ndërrajonale, kundër Don Bosko U-13, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

 

Më datë 02.07.2026, Akademia FC Apollo 2016 paraqiti ankim kundër këtij vendimi, duke kërkuar prishjen e tij, me pretendimin se lojtarët e aktivizuar kanë qenë të regjistruar rregullisht në FSHF dhe në sistemin COMET, në përputhje me Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike, si dhe se Komisioni i Disiplinës dhe Etikës është mbështetur në dispozita të Rregullores së Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, e cila nuk është e zbatueshme për ankuesin, pasi ky i fundit është i regjistruar pranë Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier.

 

KOMISIONI I APELIT TË DISIPLINËS DHE ETIKËS

 

Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi si dhe duke u bazuar në nenet 65 e vijues të Kodit të Disiplinës dhe Etikës,

 

VENDOSI:

 

  1. Pranimin e ankimit të paraqitur nga Akademia FC Apollo 2016.
  2. Prishjen e Vendimit nr. 51, datë 01.07.2026, të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, si dhe rrëzimin e kërkesës së paraqitur nga Shoqata e Futbollit Don Bosko
  3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

 


Duke kontrolluar karten...