Vendimi nr. 39/1 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 17.04.2025 - FSHF

Vendimi nr. 39/1 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 17.04.2025

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore” KF Egnatia – FK Partizani të zhvilluar më datë 03.04.2025 ora 19:00 në stadiumin Arena Egnatia, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE

VENDOSI:

 

  1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:

  • Redon Kujtim Dine
  • Joneld Dionis Jeshili

  1. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

  1. Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit.

 

 


Duke kontrolluar karten...