Vendimi nr. 36/2 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 03.04.2026 - FSHF

Vendimi nr. 36/2 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 03.04.2026

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore” KF Vllaznia – AF Elbasani të zhvilluar më datë 15.02.2026 ora 19:30 në stadiumin “Loro Boriçi”, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE

VENDOSI:

 

  1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:
  • Serxhio Ardian Miloti
  • Kristo Halit Krraba
  • Juljan Qamil Pllumbi
  • Enaldo Përparim Selami
  • Elios Ermir Qosja
  • Denis Shkëlqim Deliu
  1. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.
  1. Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit.

 

KOMISIONI I DISIPLINËS DHE ETIKËS


Duke kontrolluar karten...