Vendimi nr. 3 i Komisionit të Apelit në FSHF, datë 14.02.2025 - FSHF

Vendimi nr. 3 i Komisionit të Apelit në FSHF, datë 14.02.2025

Komisioni i Apelit pasi mori në shqyrtim ankimin e Futboll Klub Apolonia sh.a,

 

Vëren se:

 

Me vendimin nr.25, pika 26 dhe 27 datë 06.02.2025 Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka vendosur të marrë kundrejt FK Apolonia, masat disiplinore si më poshtë vijon:

 

FK Apolonia U-19, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme të Kampionatit Abissnet Superiore U-19 kundër KF Laçi U-19, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

Zyrtari i FK Apolonia U-19, Sedat Pajaziti, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

 

Më datë 12.02.2025 FK Apolonia, ka paraqitur ankim me objekt:

 

  • Pranimin e ankimit.
  • Shfuqizimin e vendimit nr. 25, pika 26 dhe pika 27 datë 06.02.2025
  • Akordimin e 3 (tre) pikëve në favor të ekipit FK Apolonia U-19.
  • Shfuqizimin e vendimit Nr.27 për dënimin me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti të trajnerit z. Sadat Pajaziti.
  • Ndëshkimin e Presidentit të KF Laçi z. Pashk Laska, për shkeljen e rregullores në fuqi, duke marrë pjesë në një ndeshje, kur ndaj tij qëndronte një masë ndëshkimore në fuqi.
  • Ndëshkimin e delegatit të ndeshjes z. Skënder Abdyli, duke falsifikuar dhe fshehur provat.
  • Ndëshkimin e gjyqtarit kryesor të ndeshjes, për shkeljen e rregullores në fuqi.
  • Detyrimin e KF Laçit të shlyejë të gjitha shpenzimet arbitrare.

 

Komisioni i Apelit të Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, dëgjoi përfaqësuesit e Futboll Klub Apolonia, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjen në tërësi si dhe duke u bazuar në nenet 65 e vijues të Kodit të Disiplinës dhe Etikës,

 

VENDOSI:

 

  1. Pranimin e ankimit.
  2. Shfuqizimin e pikave 26 dhe pika 27 të vendimit nr 25, datë 06.02.2025
  3. Akordimin e 3 (tre) pikëve në favor të ekipit FK Apolonia U-19.
  4. Shfuqizimin e dënimit me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti të trajnerit z. Sadat Pajaziti.
  5. Mospranimin e kërkimeve të tjera të ankuesit.
  6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

Duke kontrolluar karten...