Vendimi nr. 3 i Komisionit të Apelit në FSHF, datë 13.03.2026 - FSHF

Vendimi nr. 3 i Komisionit të Apelit në FSHF, datë 13.03.2026

Komisioni i Apelit pasi mori në shqyrtim ankimin e lojtarit të Shkëndija Tiranë U-19, Silvan Gjonaj,

Vëren se:

Me vendimin nr.28, pika 20 datë 19.02.2026 ka vendosur të marrë ndaj lojtarit të Shkëndija Tiranë U-19, Silvan Gjonaj, masën disiplinore si më poshtë vijon:

Lojtari i Shkëndija Tiranë U-19, Silvan Gjonaj, për sjellje të dhunshme dhe sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritë.

 

Më datë 15.02.2026 lojtari i Shkëndija Tiranë U-19, Silvan Gjonaj ka paraqitur ankim me objekt:

 

  1. Pranimin e ankimit si të paraqitur brenda afatit.
  2. Ndryshimin e Vendimit Nr. 28, pika 20 datë 19.02.2026 duke ulur dënimin prej 1 (një) vit pezullim në një masë më të lehtë dhe proporcionale, që të marrë parasysh rrethanat provokuese, faktin se reagimi erdhi pas goditjes së marrë dhe pendesën e lojtarit.

  

KOMISIONI I APELIT TE DISIPLINES DHE ETIKES

 Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet ne teresi si dhe duke u bazuar ne nenet 65 e vijues te Kodit te Disiplines dhe Etikes,

VENDOSI:

  1. Ndryshimin pjesërisht të
  2. Dënimin e lojtarit të Shkendija Tirane U-19, Silvan Gjonaj, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, ne bazë të nenit 14/1/i të KDE, me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritë.
  3. Në zbatim të nenit 34/1 të KDE, lojtari Silvan Gjonaj shlyen dënimin e pezullimit nga veprimtaritë sportive deri në fund të sezonit futbollistik, ndërsa për pjesën e mbetur të dënimit vendoset në periudhë prove prej 12 (dymbëdhjetë muajsh) duke filluar nga data e vendimit të KDE.
  4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë, Zvicër.

Duke kontrolluar karten...